Vuçiç: Fillon vaksinimi në veri të Kosovës

Nga Exit News
Vuçiç: Fillon vaksinimi në veri të Kosovës

Kosova ka nisur vaksinimin në veri të saj, njoftoi të premten presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç. Ai tha se vaksinimi po bëhet me vaksinën e kompanive Pfzer e BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, deklaroi Vuçiç të premten në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Komunat me shumicë serbe funksionojnë sipas sistemit serb. Duke qenë se Serbia ka nisur vaksinimin edhe komunat në veri të Kosovës kanë nisur të njëjtin proces.

Vuçiç deklaroi se Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore. Ai tha se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Serbia ka nisur vaksinimin brenda territorit të vet të enjten.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ishte ndër personat e parë që do mori dy dozat e vaksinës, me qëllim rritjen e besimit publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi se dozat e para do t’i marrin të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve.

Serbia është i pari vend në Ballkan që do të nisë vaksinimin kundër Covid-19.

Serbia mori të martën rreth 5 mijë doza vaksinash.

Më 15 dhjetor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se Serbia kishte porositur 340 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>