Kosovë, nuk ka masa të reja pa koordinim me të gjitha institucionet

Nga Exit News
Kosovë, nuk ka masa të reja pa koordinim me të gjitha institucionet

Qeveria e Kosovës njoftoi të hënën se nuk do të ketë masa ta reja anti Covid-19, pa u koordinuar më parë me të gjitha institucionet.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.

“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë. Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave”, ka thënë ai.

Aktualisht në Kosovë ka 11.208 raste aktive me koronavirus, me një total prej  48.682 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.248 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>