Qeveria e re e Kosovës, Kurti e Mustafa takim me ambasadorët e Quint-it

Qeveria e re e Kosovës, Kurti e Mustafa takim me ambasadorët e Quint-it

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreu i LDK Isa Mustafa do të takohen sot bashkë me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së, si një tentativë për të arritur marrëveshjen për qeverinë e re.

Kështu në takim do të jenë ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Italisë, Gjermanisë dhe Francës. Ata janë ftuar me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy liderët janë takuar dhe dje por ende nuk kanë arritur një marrëveshje, megjithëse ka mbetur vetëm një javë deri në skadimin e afatit kushtetues.

Sipas mediave, posti që po mban pezull marrëveshjen është kryeparlamentari, që tashmë Vetëvendosja e ka zënë me deputetin Glauk Konjufca. Ai u zgjodh në krye të parlamentit më 26 dhjetor 2019 dhe me votat e LDK-së.

Ofertat e ndryshme për të shtuar numrin e ministrive ose për t’I dhënë më shumë ministri LDK-së nuk janë vlerësuar pozitivisht nga LDK-ja. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë është vendosur për postin e presidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>