Qeveria e re e Kosovës: Kurti parashtron planin e reformave

Nga Exit News
Qeveria e re e Kosovës: Kurti parashtron planin e reformave

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të zgjedhet qeveria e re e Kosovës, raporton REL.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kreun e partisë, Albin Kurtin, për postin e kryeministrit.

Në ekspozenë e tij para deputetëve, Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum.

Kurti tha se qeveria e tij do të kryejë një serë reformash, në drejtësi, shëndetësi e arsim.

Do të fillojmë reformën në drejtësi. Procesi i vetting-ut do të fillojë aty ku ka mbetur pranverën e kaluar. Do të jetë një proces i mirëpërgatitur dhe johakmarrës”, theksoi ai.

Kurti tha se do të bëjnë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës, për t’u siguruar se diploma mundëson një vend pune.

Përsa i përket shëndetësisë, ai tha duhen siguruar ilaçe për gjithësecilin dhe kushte më të mira infrastrukturore.

Do ta shtojmë buxhetin për shëndetësi për çdo vit”, tha Kurti.

Po ashtu ai shtroi nevojën e sigurimeve shëndetësore, duke u shprehur se “Në vendin tonë askush s’duhet të falimentojë, nëse sëmuret.”

Mbajtja e seancës vjen pasi ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i kërkoi  Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë mandatarin për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Pas zgjedhjes në krye të kuvendit, Konjufca mori edhe zyrtarisht postin e ushtruesit të detyrës së presidentit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>