Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e qeverisë së re në javën e parë të shtatorit. Në një konferencë për median, të mërkurën, Rama u shpreh se:
“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju normalisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë minutë të shkojë kot.
Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon një kryesi efektive dhe një stol rezervash për të pasur mundësi për energjizimin e skuadrës”.
Ai theksoi se ndryshimi i vazhdueshëm i qeverisë dhe ndryshimi i partisë është avantazhi ndaj opozitës.