Qeveria është konsultuar me Presidentin Meta dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha para se të vendoste moshapjen e shkollave dhe mbylljen e vitit shkollor online.
Këtë fakt e bëri të njohur Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë komunikimit të vendimeve të qeverisë, të martën pasdite.
Ky bashkëpunim është vazhdim i qendrimeve konstruktive të Presidentit dhe opozitës gjatë krizës së koronavirusit për të këshilluar qeverinë për menaxhimin e gjendjes së vendit.
Të martën, qeveria vendosi që të mos i hapë më shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm dhe viti shkollor të vazhdojë online deri në mbylljen e tij në qershor 2020. Përjashtim do të bëjnë vetëm maturantët, të cilët do të kthehen në klasa më 18 maj me kushte të përshtatura për të ruajtur distancimin social.