Qeveria franceze: Kufizimet e reja të COVID-19 ndikojnë në rritjen ekonomike

Nga Exit News
Qeveria franceze: Kufizimet e reja të COVID-19 ndikojnë në rritjen ekonomike

Kufizimet e reja COVID-19 në Francë do të ndikojnë në rritjen ekonomike këtë vit, por është shumë herët të thuhet me sa, tha Ministri i Financave Bruno Le Maire të premten.

Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi të mërkurën bllokimin e tretë kombëtar në Francë.

Ai tha se shkollat ​​do të mbyllen për tre javë. Më këto masa ai synoi të parandalonte një valë të tretë infeksioni që kërcënon të tejmbush spitalet.

“Këto masa do të ndikojnë në rritjen ekonomike në vitin 2021. Ne jemi në procesin e vlerësimit të saj. Do të ketë një vlerësim të ri në ditët në vijim ”, tha Le Maire kur u pyet nëse po i qëndronte objektivit të rritjes ekonomike për këtë vit. Ai ka parashikuar rritje prej 6% për 2021.

Le Maire përsëriti se masat e reja të bllokimit do të detyronin mbylljen e përkohshme të 150,000 bizneseve me një kosto prej 11 miliardë eurosh në muaj.

Guvernatori i Bankës së Francës Francois Villeroy de Galhau tha të enjten se nuk priste që kufizimet e reja të kishin një ndikim në parashikimin e rritjes prej 5.5% në 2021, me kusht që kufizimet të mos zgjasin përtej fillimit të majit.

Franca raportoi më shumë se 50,000 raste të reja me COVID-19 të enjten dhe 308 viktima. Ndërsa numri i njerëzve në terapi intensive u rrit në 5,109.

Le Maire përsëriti thirrjet e tij për Bashkimin Europian për të përshpejtuar zbatimin e planit të tij të stimulimit ekonomik.

“Evropa duhet ta kuptojë që ne duhet të lëvizim shpejt dhe se fondet stimuluese të premtuara për qytetarët evropianë tani duhet të arrijnë në vendet anëtare … Në 2022 ose 2023 do të jetë vonë. Kinezët dhe amerikanët do të jenë përpara nesh”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>