Qeveria franceze zotohet të përshpejtojë procesin e vaksinimit

Nga Exit News
Qeveria franceze zotohet të përshpejtojë procesin e vaksinimit

Qeveria franceze ka mbrojtur politikën e saj të vaksinimit kundër kritikave se procesi po ecën shumë ngadalë – vetëm 516 persona janë vaksinuar në javën e parë.

Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal tha se vonesa ishte për shkak të logjistikës: ekipet duhej të vizitonin të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe të merrnin pëlqimin e secilit person para bërjes së vaksinës.

Gabriel Attal tha se qeveria po ndiqte këshillat e ekspertëve duke u dhënë përparësi të moshuarve në shtëpitë e kujdesit. Ai premtoi shpejtim të procesit.

Ai u shpreh:

“Një nisje më graduale është e nevojshme për arsye logjistike: nuk mund t’u kërkoni këtyre njerëzve të shkojnë diku tjetër në vend, dhe vonesa lidhet gjithashtu me një konsultë para-vaksinimit dhe marrjen e pëlqimit. Kjo kërkon pak më shumë kohë.”

Franca është ndër vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi. Numri i të vdekurve nga Covid-19 deri më tani është 65,037 – pak mbrapa Italisë dhe MB. Spitalet franceze po trajtojnë 24,780 pacientë Covid.

Franca ka nisur vaksinimin e të moshuarve me vaksinën e prodhuar nga Pfizeri dhe BioNTech.

Shpërndarja e vaksinës Pfizer-BioNTech paraqet sfida të vështira pasi vaksina përdor teknologji të re me ARN dhe duhet të ruhet në temperatura shumë të ulta prej rreth -80 gradë Celsius.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>