Qeveria i ka bërë sërish thirrje të hënën, fermerëve që të pajisen me NIPT në mënyrë të përfitojnë naftë pa akcizë duke filluar nga janari 2021.
Thirrjen e ka bërë Zv/kryeministri Erion Braçe.
Në 2021 hyn në fuqi vendimi, sipas të cilit për fermerët nafta do jetë pa akcizë, taksë qarkullimi e karboni.
Braçe i kërkoi nga fermerëve të regjistrohen dhe pajisen me NIPT pasi ndryshe nuk munden të përfitojnë.
Në 1 dhjetor 2020, qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit nga nafta për fermerët me numër identifikimi ekonomik (NIPT).
Në dhjetor 2020, Zëvendës ministri i Bujqësisë Roland Kristo tha se në dy muaj vetëm 1500 fermerë janë pajisur me NIPT.
“Rregjistrohuni, paisuni me NIPT dhe merrni naften pa akcize, takse qarkullimi, takse karboni! Perfitojne edhe ata qe kane sera per pjesen e punimit te tokes! Bejeni tani dhe ulni kostot e punes e produktit tuaj. Idiotet qe ju thane se do ju vinim kase tek toka nuk jane me. Mbi te gjitha, deri ne 140 milion leke xhiro ne vit, tatimi mbi fitimin eshte bere zero”, ka shkruar zëvendëskryeministri në Facebook.