Qeveria ka autorizuar ministren e Shëndetësisë Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit Ahmetaj për të biseduar me vendet prodhuese dhe shpërndarëse të vaksinave kundër Covid-19.
Në një akt normativ të miratuar të enjten, qeveria i hap rrugë marrjes së vaksinës kineze dhe ruse.
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh në një intervistë për News24 se komiteti kishte miratuar marrjen e vaksinave ruse dhe kineze dhe ishin në pritje të mendimit të ekspertëve:
“Komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat. Është një komitet i imunizimit i cili vlerëson dhe rekomandon për qeverinë përdorimin. E bëjnë për çdo vaksinë. Ata e kanë këshilluar pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe ky vendim i tyre ka kaluar dhe në komitetin e ekspertëve për të bërë vlerësimin dhe të vaksinave të tjera. Ne kemi filluar punën për të hapur rrugën”.
Vaksinat ruse ende nuk është miratuar nga autoriteti shëndetësor i BE-së. Serbia ëshët vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që po përdor vaksinën ruse. Madje Serbia ka marër disa lloje vaksinas dhe qytetarët mund të zgjedhin vaksinën që duan.