Qeveria Rama në mbledhjen e qeverisë miratoi dy projektvendime. Projektvendimi i parë është për ndihmën financiare ndaj familjeve të prekura më shumë nga tërmeti:
Dhënia e ndihmës financiare të përhershme në shumën prej 100 mijë lek në muaj dhe trajtim plus prej 60 mijë lek për ata që kanë të moshuar, për familjet Cara, Cupi, Greku, Lala, Rexhepi, Vata, Qato.
Pas 31 dhjetorit familjet pa banesa, të cilat tani po strehohen në hotele do të kalojnë në apartamente. Qeveria do të paguajë qira për këto apartamente.
Forcimin e kuadrit ligjor dhe penal për abuzimet në ndertim, ‘dhe njësia speciale ka nisur të gjithë hartën për të identifikuar përgjegjësitë’.
Projektvendimi i dytë është marrëveshja me qeverinë e Francës për ndryshimin e objektit të Agjencisë Franceze për Zhvillim nga financimi i projekteve të zhvillimit në financim të projekteve të ndihmës humanitare.
Sikurse, Exit News ka shkruar më parë, kjo agjenci, e planifikuar të nisë punën brenda këtij viti, është pjesë e planit te Francës për ofrimin e një partneriteti special ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të heqjes dorë nga kërkesa për anëtarësimin e plotë të tyre në BE.