Qeveria jep 220 mijë euro për rimbursimin e gjobave të emigrantëve

Nga Exit News
Qeveria jep 220 mijë euro për rimbursimin e gjobave të emigrantëve

Qeveria do të shpenzojë 220 mijë euro për pagesat e gjobave të dhëna nga shteti grek për shqiptarët që kanë kaluar afatin e qendrimit atje për shkak të krizës së Covid-19. Sipas vendimit të qeverisë, së datës 15 qershor, 26 milionë lek do të kalojnë në buxhetin e Ministrisë së Financave për kryerjen e këtyre pagesave.

Qytetarët që janë gjobitur mund të aplikojnë për të marrë rimbursim nga Drejtoria e Tatimeve. Kjo vlen për të gjitha gjobat e vendosura nga Greqia për periudhën 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Drejtoria e Tatimeve ka listuar dokumentat që qytetarët duhet të dorëzojë me postë për të marrë rimbursim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>