Fidel Ylli, i dërguari i qeverisë për të biseduar me Ligën profesioniste të futbollit i ka kërkuar këtyre të fundit të nisin aktivitetet sportive.
Përmes një letre të publikuar sot, 28 tetor, për median, Ylli njoftoi se 4 kërkesat kanë mirëkuptimin e kryeministrit. Ai theksoi se qeveria “nuk negocion nën presionin, afatet apo kushtet e palëve të treta”.
Liga e Profesionistëve ka ndaluar aktivitetet sportive deri në plotësim të 4 kërkesave, ku dy kryesoret janë ligji i sponsorizimeve, dhe përjashtimi për 10 vjet nga taksat.