Qeveria nuk do të hartojë një paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar bizneset e prekura nga kriza e Covid-19.
Këtë e njoftoi kryeministri Rama në një intervistë për emisionin Real Story mbrëmjen e 27 prillit.
Rama tha se tashmë shumica e bizneseve kanë filluar punë ndaj nuk ka përse të ketë një paketë tjetër ndihme:
“Tani që flasim kemi afër 90% të biznesit në punë. Kështu që hapja jonë në aspektin e rikthimit në vendet e punës është masive, më masive se vendet e tjera.”
Në rast se pandemia do të zgjatet e për pasojë dhe izolimi, Rama tha se mbase do të duhet një paketë tjetër ndihme për ato biznese, që cilësohen si të rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit, dhe do të hapen të fundit si lokalet, baret, restorantet, palestrat, qendrat estetike.