Qeveria po shmang një izolim të dytë

Nga Exit News
Qeveria po shmang një izolim të dytë

Qeveria po monitoron situatën e Coivd-19 në vend dhe po përpiqet të shmang një izolim të dytë, tha të shtunën ministri Eduard Shalsi.

Ai tha se një mbyllje e dytë do të godiste ekonominë dhe për këtë arsye qeveria po përpiqet t’a shmang. Por nëse ndodh që të ketë një mbyllje të dytë, ministri i sipërmarrjes Shalsi tha se qeveria është e përgatitur që bizneset të mos shkojnë drejt falimentit.

 “Duam të shmangim një mbyllje të re, nëse do të jetë e domosdoshme një mbyllje tjetër jemi të përgatitur që për sipërmarrjen të afrojmë mundësi  më të mira për të zhvilluar disa lloj aktivitetesh, që siç e theksova nuk duhet të kërcënojnë betejën shëndetësore”, tha ai për Report TV.

Shalsi deklaroi se qeveria po ndjek edhe masat që po marrin vendet e rajonit dhe të Europës.

 “Po ndjekim me shumë kujdes se çfarë janë duke bërë vendet e rajonit, Europës apo edhe në botë, po këmbejmë eksperienca po shohim rrugëzgjidhje të ofruara nga vende të ndryshme dhe ne nuk do bëjmë asgjë më shumë sesa të adaptojmë masat të cilat do të jenë sa më efikase”, tha Shalsi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>