Qeveria: Spitali i Fierit hapet për pak ditë

Nga Exit News
Qeveria: Spitali i Fierit hapet për pak ditë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftuan të dielën se për pak ditë do të hapet Spitali i Fierit. Ata inspektuan punimet në këtë spital.

Manastirliu tha se pritet që të hënën të vijnë 12 personel nga Turqia.

“Një pjesë për instalimin e pajisjeve dhe trajnimin e personelit tonë, gjithashtu 5 prej tyre janë personel mjekësor”, tha ajo.

Ajo tha se ata  do të vijnë për të organizuar punën, “në mënyrë që në datën 14 ne t’i kemi marrë në dorëzim edhe godinën , edhe pajisjet e pastaj të bëhemi gati për ta futur në efiçencë”.

“Shërbimi do të jetë i një niveli të lartë terciar sepse kemi futur edhe shërbime që nuk i kemi në spitalin universitare. Vendosim një standard të ri për spitalet tona”, tha Manastirliu.

Spitali i ri do të ketë 380 të punësuar, prej të cilëve 50 do të jenë nga Turqia. Spitali i Fierit po ndërtohet me ndihmën e qeverisë turke si premtim i presidentit Erdogan gjatë vizitës së kryeministrit Rama në janar.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>