Qeveria u jep leje 3-mujore në shtëpi të burgosurve për krime të lehta

Nga Exit News
Qeveria u jep leje 3-mujore në shtëpi të burgosurve për krime të lehta

Qeveria vendosi të hënën t’u japë leje qendrimi në shtëpi për 3 muaj një pjesë të të dënuarve në burgje, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe shmagjes së situatave kritike në burgje.

Pas kësaj periudhe ata duhet të kthehen në burgje, ndërsa 3 muajt në shtëpi do t’ju llogariten si kryerje dënimi.

Ata që përfitojnë janë të dënuarit për krime të lehta, të cilëve  ju ka mbetur tre vjet nga përfundimi i dënimit ose ju ka mbetur deri në pesë vjet por janë të moshës 60 vjeç e sipër dhe vuajnë nga sëmundje kronike.

Nuk përfitojnë nga ky vendim të dënuarit për krime kundër jetës dhe shëndetit të kryera me dashje; krime seksuale; krime kundër familjes; krime kundër lirisë së personit; krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, krime kundër rendit publik, krime të kryera nga organizata kriminale, si dhe krime kundër njerëzimit.

Qeveria nuk ka informuar sa të dënuar do të përfitojnë nga ky vendim dhe të dhëna të tjera rreth tyre.

Disa ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkoi KLP-së dhe KLGJ-së të shqyrtonin mundësinë që dënimet me burg të të sëmurëve kronikë të kthehen në dënim alternativ, si gjobë apo punë në komunitet.

Është e paqartë si mund të arrihet një gjë e tillë, kur vetëm gjykata mund të ndryshojë këtë vendim dhe vetëm rast pas rasti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>