
Një grup qytetarësh, mes të cilëve përfaqësues të shoqërisë civile, protestuan sot, që herët në mëngjes, kundër ndërhyrjeve të Bashkisë Tiranë në parkun e gjelbër të liqenit.
Dhjetra qytetarë u bashkuan me parkun e liqenit dhe prishën në mënyrë demonstrative rrethimin e vendosur nga bashkia, për të izoluar zonën ku do të fillojë ndërtimi i një parku lojrash.
Qytetarët kundërshtuan planin të bashkisë për shkatërrimin e të vetmes zonë të gjelbër që i ka mbetur Tiranës.
Ata u shprehën se Kryebashkiaku Veliaj ka dhunuar ligjin dhe të drejtat e qytetarëve duke e bërë fakt ndeërhyrjen pa asnjë konsultim me qytetarët. Ata u shprehën se Kryebashkiaku Veliaj është shndërruar në njeri të rrezikshëm për qytetin dhe duhet ndalur në planet e tij shkatërruese.
Pas protestës, qytetarët dorëzuan një padi kundër Krybashkiakut Veliaj në prokurorinë e Tiranës.
Dje, punonjësit e bashkisë prenë mbi dhjetë pemë për t’i hapur rrugë ndërtimit të një parku lojrash, për të cilin bashkia nuk ka dhënë asnjë informacion paraprak.
Kryebashkiaku Veliaj e justifikoi prerjen e pemëve me pretekstin se ato ishin të sëmura, por filmimet dhe fotografitë e pemëve të prera dëshmuan të kundërtën.
Për më shumë lexo:
Kryebashkiaku Veliaj masakron pemët e parkut dhe mashtron publikun