Qytetarë durrsakë protestë në 17:30 kundër prishjes së Teatrit Kombëtar

Qytetarë durrsakë protestë në 17:30 kundër prishjes së Teatrit Kombëtar

Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta të qytetarët e Tiranës dhe më tej. Sot në orën 17:30, qytetarët e Durrësit do të protestojnë kundër prishjes së Teatrit, përpara Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Lajmin e bëri të ditur Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, në një postim në Facebook, ku shkruan:

Sot ne Durres, ne te njejten ore te thirrur nga Aleanca, organizohet nje proteste ne mbeshtetje te kauzes sone.
U bejme thirrje bashkeqytetareve ne te gjithe qytetet e Shqiperise, te marrin iniciativa te ngjashme. Teatri eshte Kombetar dhe eshte pasuri e te gjitheve, duke i vene shkelmin Kushtetutes ata ju perjashtuan juve, prandaj duhet reagim ndaj ketij akti qe kerkon te beje cope kohezionin kombetar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të organizojë sot, të mërkurën në orën 17:30, protestën e radhës kundër shembjes së ndërtesave të teatrit.

Protesta do të zhvillohet tek hyrja e Pedonales së Tiranës, pranë Ministrisë së Brendshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>