Artistë dhe qytetarë, që prej muajsh kanë ngritur zërin kundër shëmbjes së Teatrit Kombëtar, do të marshojnë në mënyrë paqësore nesër për të kërkuar tërheqjen nga ligji dhe mbrojtjen e godinës së teatrit.
Nesër, e enjte, datë 12 korrik, në orën 18:30, marshimi do të nisë tek sheshi i Teatrit, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë dhe Presidencës.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që prej muajsh ka organizuar takime, dëgjesa e protesta në mbrojtje të pronës publike dhe trashëgimisë kultorore, shkruan se protesta e nesërme vlen “për t’I kujtuar r grushtit të vogël të njerëzve me pushtet se në Shqipëri ka ende njerëz të lirë”.
Megjithëse shumica socialiste, një javë më parë, e miratoi ligjin që lejon prishjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri bashkë me gjashtë kulla nga kompania Fusha shpk, artistët e qytetarët do të vazhdojnë t’i kërkojnë Kryeministri Rama të tërhiqet nga ky ligj që, në shkelje të ligjit, i jep pronën publike një prej oligarkëve të vendit.
Aleanca po ashtu i kërkon presidentit Ilir Meta të mos e dekretojë ligjin dhe të bashkohet me artistët e qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Më shumë për shkeljet ligjore dhe problematikat e tjera të këtij ligji “të veçantë” lexoni këtu, këtu dhe këtu.