Qytetarët në Tiranë po jetojnë në banesa të dëmtuara, të pasigurta nga tërmeti për shkak të mungesës së mbështetjes nga Bashkia, raporton Ora News.
Banorët në rrugën Myslym Keta vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit për shkak të mungesës së bonusit të qirasë apo ndonjë mundësie tjetër për strehim. Disa kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Bashkia apo qeveria dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër përveç që të kthehen në shtëpitë e tyre, duke jetuar me rrezikun se shtëpia mund të shembet.
Një qytetar u shpreh për Ora News se “nuk kam marrë as 5 lekë” nga Bashkia. Edhe ata që morën bonusin, thanë se nuk kanë marrë ende pagesën e janarit, domethënë nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë qiranë këtë muaj.
“Kemi përfituar një bonus qiraje në muajin dhjetor, tani muaji tjetër nuk na ka dalë më”, u shpreh një qytetarë për gazetarin e Orës.
“Çfarë do bëj unë me 180 mije lekë?!”, u shpreh dikush tjetër.
Për tepëe, bonusi i qeverisë nuk mbulon aq shumë pasi çmimet e qirave në kryeqytet po rriten.
Exit News komunikoi me një qytetar, shtëpia e të cilit u shemb në Qytetin Studenti, për shkak të dëmtimit. Fillimisht iu tha se duhej të gjente një banesë dhe duhet të ishte mirënjohëse që nuk jetonte në një tendë. Ajo më pas aplikoi për bonusin e qirasë rreth gjashtë javë më parë pasi gjeti një banesë, por ende nuk e ka marrë atë.
“Zonja më tha që ende nuk është transferuar në sistem dhe unë nuk jam në gjendje të paguaj qiranë time,” deklaroi ajo për Exit.