Policia në Turqi do të ndalojë qytetarët që të filmojnë gjatë protestave.
Të premten ajo publikoi një urdhër, sipas të cilit ndalohet që qytetarët të regjistrojnë pamje ose audio në protesta.
“Këto lloj regjistrimesh audio-vizuale e pengon policinë të përmbushë detyrat e saj dhe kjo nuk duhet të lejohet. Ata duhet t’i ndalojnë ata që filmojnë një protestë ose aksion”, thuhet në këtë urdhër.
Policia njoftoi se çdo qytetar që regjistron policinë në ndonjë ngjarje sociale do të përballet me masa ligjore.
Sipas pretendimeve të policisë, regjistrimi audio-vizual i oficerëve shkel privatësinë e tyre dhe zbulon identitetin e tyre.
Grupet e të drejtave e dënuan urdhrin e Policisë dhe e cilësuan atë se censurë.