Kryeministri Edi Rama e quajti aktivitetin e hapjes së fushatës së PD-së të rrezikshëm për jetën e qytetarëve. I ftuar në Opinion, Rama u shpreh se “çdo njëri prej tyre është i rrezikuar të shkoj në spital, nga njeriu që presupozohet të drejtojë vendin”.
Rama e quajti aktivitetin një “Covid Center”.
Ai tregoi se organizatorët përkatës të aktiviteteve të PD dhe PS janë përplasur për orarin e mbledhjes. “3 ditë organizatorët e takimit merreshin me orarin”.
PD dhe PS hapën fushatën zgjedhore sot në Tiranë.