Rama akuza Bashës se nuk mban premtimet

Nga Exit News
Rama akuza Bashës se nuk mban premtimet

Kryeministri Edi Rama e akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se nuk mban premtimet.

“Luli konkuroi për kryetar bashkie dhe bëri shumë premtime. Tramvaj i Tiranës dhe uljen e çmimit të bukës. Si dhe që do të hiqte të gjitha taksat e qytetarëve. Dhe më pas hyri në Bashki dhe fjeti gjumë”.

Rama lavdëroi punën e kryer nga PS, në vend, pavarësisht tërmetit dhe pandemisë. Ai i quajti fallso takimet elektorale të Bashës.

Ai tha se:

“Dil në Shqipërin me makina me buri dhe flamuj me dy gishta bëj sikur takohesh spontanisht me disa njerëz dhe pastaj ulu këmbë mbinkëmbë dhe trego përralla me mbret”.

Ndërsa premtimet e PD- së i quajti “ëndrra me sy mbyllur”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>