Kryeministri Edi Rama e akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha për përhapje të panikut në lidhje me vaksinat. Në përgjigje të deklaratës së Bashës, se: “kemi raportime vdekjesh dhe të sëmurësh pasi janë administruar me një vaksinë”, Rama u përgjigjë se:
“Sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët. Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë”.
Ai e sulmoi sërish Bashën për grumbullimet në takimet elektorale të zhvilluara në qytetet e vendit:
“Në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel”.
Deklaratat e Ramës u bënë gjatë vizitës në një qendër vaksinimi në Korçë, të martën.