Rama akuzon LSI-në si parti që blen vota

Nga Exit News
Rama akuzon LSI-në si parti që blen vota

Kryeministri Edi Rama akuzoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI si parti që blen vota.

“Shit blerja e votës shkon duke u zvogluar nga zgjedhja në zgjedhje. Sa më shumë zvoglohet LSI-ja aq më shumë zvoglohet blerja e votes”, u shpreh Edi Rama, i ftuar në emisionin “Përballë”, me gazetarin Lutfi Dervishi, në RTSH, të martën.

Ai u shpreh se “PD dhe PS, partitë e mëdha nuk e bazojnë fitoren tek shitblerja e votës”.

“Shitblerja e votës është nga më të vështirat për tu adresuar. Në Italinë e Jugut është folur deri vonë për këtë çështje. Një proces për shitblerje vote ka vazhduar për 18 vjet dhe ende nuk ka gjë”, sqaroi Rama.

Rama komentoi edhe paparashikueshmërinë e LSI-së në sondazhe:

“Në sondazhe nuk del asgjë tjetër përvec sentimentit që ka populli. Ato janë rezultatet e partive të mëdha. Sondazhi jonë bënë peshime dhe duke parë që LSI nga një sondazh që dilte 7-8 dhe kërcën në 13, çdo sondazh ndjehet i kërcënuar që të mos dalë bllof”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>