Rama akuzon Metën per shkelje të ligjit të nënshtetësisë

Nga Exit News
Rama akuzon Metën per shkelje të ligjit të nënshtetësisë

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka shkelur ligjin për nënshtetësinë me dhënien e pasaportës shqiptare për futbollistin ganez të sport kulub Tiranës.

Në një postim në Twitter, Rama shkroi, të premten se:

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”.

Presidenti Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare futbollistit ganez të Tiranës, Unful Kobina, më 4 tetor 2020. Skuadra e futbollit ‘Tirana’ i kërkoi Presidentit t’i japë nënshtësinë futbollistit që të mund të luante në Zvicër,  në “play off” të Ligës së Europës ndaj Jang Bojsit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>