Kryeministri Edi Rama postoi një video nga Top Channel, e cila publikon disa dokumente nga ministria e brendshme italiane, ku kjo e fundit akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një lajm të rremë
Lajmi tregonte se në Shqipëri kishin mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për tu groposur në vendin tonë.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar”