“Shqipëria në Gjykatën e Hagës kërkon një marrëveshje të drejtë për çështjen e detit me Greqinë, pasi marrëveshja e mëparshme ka qenë e padrejtë.”
Kështu deklaroi të mërkurën kryeministri Rama, teksa akuzoi qeverinë e mëparshme PD-LSI se e kishin trajtuar Shqipërinë si plaçkë në bisedimet me Greqinë:
“Këtyre [opozitës] nuk u shkon një sekondë në mend t’ju prekë gjumin as deti, as ajri, as toka, por vetëm plaçka, janë plaçkitës të lindur, e kanë treguar sa herë kanë pasur pushtet. Kush bie pre e tyre është dembel nga trutë e kokës, se nuk ka mundësi.”
Rama tha se ka qenë Shqipëria ajo që ka kërkuar që çështja e detit të trajtohet nga drejtësia ndërkombëtare, pasi për Greqinë, ‘çështja e detit ishte e mbyllur me marrëveshjen e bërë në ndeshjen me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën, Greqia nuk ka asnjë pretendim më shumë se aq sa mori.’