Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për qetësi dhe durim deri në përfundim të zgjedhjeve.
“Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”, shkroi Rama në Twitter, të enjten.
Ai e quajti “çmenduri e padëgjuar”, ndalimin e iftarit në Vaqarr nga përfaqësues të PD-së:
“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar”.
Reagimi i Ramës erdhi pas njpftimit zyrtar të policisë se ushqimet e gjetura nga përfaqësues të PD-së në Vaqarr, në makinën e Bledar Gogës ishin përgatitur për tu shpërndarë për Iftar.
“Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë”, njoftoi Policia, të enjten.
Gjithashtu, policia po ndjek penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i PD-së, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.