Rama apel qytetarëve të distancohen nga grumbullimet partiake

Nga Exit News
Rama apel qytetarëve të distancohen nga grumbullimet partiake

Kryeministri Edi Rama konfirmoi vazhdimin e vaksinimit të popullsisë me dy vaksinat që kanë ardhur në vend, Pfizer dhe AstraZeneca, gjatë vizitës në procesin e vaksinimit të mësuesve në Fier, të mërkurën.

Ai kritikoi kryetarin e PD-së Basha për grumbullimin e personave në vizitat e tij në qytetet e vendit: “Fatkeqësi që për interesa partiake dikush jep shembullim më të gabuar duke grumbulluar njerëz e ngritur gishtat nëpër makina.

Rama vashdoi duke i kërkuar qytetarëve të distancohen nga këto “situatat absurde që tregojnë injorancë nga ata që i krijonë”.

Ai u shpreh se prioriteti kryesor është “shkëputja e zinxhirit të infektimit përmes vaksinimit”:

“Fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, postet janë të gjtiha 5 me hiç përpara kësaj sfide dhe këtij obkektivi. Ne do të vazhdojmë vaksinimi. Të bëjmë kujdes”.

Ai ju drejtua edhe personave të cilët përpiqet të ndalojnë procesin e vaksinimit duke krijuar dyshime mbi mbrotjen e vaksinës, duke u shprehur se “dhe turpi i mbetet atyre që e kanë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>