Kryeministri Edi Rama iu përgjigjë akuzave të PD-së mbi intervistat e transmetuara në Top Channel, në lidhje me përfshirjen e Bashës në Kosovë. Rama në një postim në Twitter, të hënën i ka kërkuar Bashës të sqarojë akuzat që i kanë bërë në media.
Postimi i plotë:
“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!
Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet”.