Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e procesit të rindërtimit në Durrës.
Përmes një postimi në Facebook, të premten, Rama njoftoi se në Durrës qeveria i ka dhënë 9,655 familjeve, $32 milionë për të rregulluar apartamentet.
Në procesin e rindërtimit janë përfshirë 30 kompani ndërtimi të cilat kanë ndërtuar 5 shkolla e kopshte, 6 në ndërtim e sipër, nisin rindërtimin e 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve.
Ndërsa për pjesën e strehimit janë drejt përfundimit 50 banesa dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara.
Gjithashtu janë riparuar 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4.
4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
Rama gjithashut tha se Komisionin Europian do të restaurojë objektet e trashëgimisë kulturore. Ndërsa po bisedon me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit.