
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka biseduar për rreth një ore me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në një status në Facebook, Rama shkruan se temat që u diskutuan ishin:
- Planin i Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitja e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal
- Progresi i Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE
- Kryesimi i suksesshëm i OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit në dhjetor.