Kryeministri Edi Rama tha se hapja e vendit do të bëhet gradualisht dhe mund të zgjasë deri në 10 muaj. Në një lidhje direkte në emisionin Open, të Eni Vasilit, tha se:
“Hapja nuk do të jetë si një ditë çlirimi. Do të jetë një hapje graduale, pjesë, pjesë dhe do të bashkëjetojmë me armikun.
Do të bashkëjetojmë çdo ditë me armikun, do ta dimë çdo ditë që mund të prekemi.
Kjo mund të zgjasë deri në 2, 3, 5 muaj deri në 10 muaj, disa thonë që mund të zgjasë deri në 3 vjet”.