
Kryeministri Rama paralajmëroi dënime të ashpra kundër medias, që sipas tij shpifin në kohë të tilla.
Në mbledhjen e qeverisë sot ai pohoi se ligji i Antishpifjes do të kalojë në seancë plenare me 19 dhjetor.
“Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendje të jashtëzakonshme duhet të jetë e superdënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam, janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shëprndarë se po bie spitali i Durrësit, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit në përpjekjen për të ikur me vrap nga spitali. Janë gjëra që duhet të dënohen fort”, u shpreh Rama.
Më herët ai ka kërcënuar mediat, se do t’i mbyllë ato nëse vazhdojnë të prodhojnë fake news.