Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që do të cojë vendin përpara.
“Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar”, shkroi Rama në Facebook, duke ju referuar ngjarjes së Elbasanit dhe deklaratës së Xhelal Mziut, kandidat për deputet i PD-së në Dibër.
Ai shtoi se:
“Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht”.
Ndërsa, ndjesën e kërkuar nga Xhelal Mziu për deklaratën e tij se kush prek votën do e pësoj si “ai i Elbasanit”, Rama e quajti:
“Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i Drejtësisë Popullore në 25 prill!”.