Rama dënon sulmin e Presidentit ndaj Alba Malltezit

Nga Exit News
Rama dënon sulmin e Presidentit ndaj Alba Malltezit

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Presidentit Meta ndaj Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, pronarit të televizionit Report Tv dhe gazetës shqiptarja.com.

Në një postim në Twitter, të dielën, Kryeministri e quajti sulmin “një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit!”.

Rama tha se Meta “është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre”.

 

Kryeministri Rama iu referohet pyetjeve të zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi ndaj Carlo Bollinos:

“A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli? A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore?”.

Këtyre pyetjeve ju përgjigjë Carlo Bollino përmes një artikulli, ku akuzonte Ilir Metën për akuzat.

Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese dhe akuzojne gazetarët. Në gjithë botën perëndimore ndodh e kundërta. Duke suRlmuar gazetarët Meta tradhëton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”, shkroi Bollino në artikullin e tij.

Përplasja mes botuesit Bollino dhe Presidentit Meta nisi pas një hetimit të gazetës shqiptarja.com për dhënien e nënshtetësive nga Presidenti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>