Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Lulzim Basha kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore mes palëve.
Lulzim Basha u shpreh i lumtur për dakordësinë e arritur për administrimin zgjedhor dhe falenderoi ambasadorët për ndërmjetësimin.
“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.” – shkruan Basha në Twitter.
Kryeminsitri Rama ka ironizuar se opozita pas 3 vitesh zhurmë, pranoi të mos bëhen ndryshime.
“Unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata.” – shkruan Rama.