Rama: Do adresojmë të gjitha sugjerimet e Venecias

Nga Exit News
Rama: Do adresojmë të gjitha sugjerimet e Venecias

Pas publikimit të opinionit ligjor të Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama pohoi se do të adresohen të gjitha sugjerimet e Komisionit të Venecias në lidhje me paketën antishpifje.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan:

Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.”

Komisioni i Venecias më herët kundërshtoi paketën antishpifje me argumentin se i jep kompetenca të zgjeruara AMA-ës dhe ka sanksione të larta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>