Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po e lufton me efikasitet pandeminë e Covid-19 dhe së shpejti do të fitojë dhe betejën me krizën politike. Ai tha se qeveria e tij e ka menaxhuar shumë mirë situatën dhe nuk ka bërë gabime.
Duke folur në seancën e jashëzakonshme në kuvend, Rama u shpreh:
“Kemi hyrë në grupin e shteteve që e kemi përballuar më me efikasitet këtë luftë.
Projeksionet tona sikur masat të mos imponuar nga shumica e shqiptarëve flisnin për 2800 të vdekur.
Shqipëria ia ka dalë drejt fazës së parë të përballjes me këtë armik.
Asnjë vend, në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë ne.
Asnjë gabim nuk kemi bërë. Asnjë!
Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasura me shumë vende të tjera.
Shqipëria nuk ka kujt ti ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do t’i fitojmë të dyja betejat.”
Rama tha se të gjithë paketat në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve janë përballuar nga buxheti i shtetit dhe jo nga ndihmat e ardhura nga BE.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se qeveria nuk po ndihmon qytetarët e mbetur pa punë, Rama iu përgjigj:
“Dëgjova këtu që flitet për vendet që po hedhin miliarda dhe për Shqipërinë që ka mbetur te qeset [me ushqime si ndihmë për qytetarët].
Flitet në një mënyrë që është e neveritshme në këto kushte dhe më e bukura është që për qeset flasin ata që hanë e pinë, dhe hapën e pinë më shumë se dje, kurse ata që i marrin ato qese, janë falenderues dhe mirëkuptues, nuk janë ata që janë më në nevojë që shesin dëbgla sot, por ata që janë më pak në hall.”