Kryeministri Rama do të tërheqë padinë për shpifje kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haranidaj.
në një deklaratë për shtyp pas vizitës në Kosovë Rama u shpreh:
´Do ta tërheq padinë jo se është e vogël për mua, por është shumë e madhe ajo që sot na bashkon të gjithë.
Nuk e di çfarë raporti lind mes nesh pas tërheqjes së padisë.
Me shpifje apo pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, por është një prej figurave historike dhe ka vendin në histori dhe nga ai vend nuk e heq askush, sado kryeministër i keq që të jetë, kështu që padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht.´
Mbrëmjen e 29 qershorit, Ramush Haradinaj refuzoi takimin me kryeministrin Rama.
Gjatë një interviste në Debat Plus, Haradinaj tha se nuk ka logjikë një takim mes tyre, pas padisë që Rama i ka bërë Haradinajt për shpifje:
“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama.”
Në janar 2020, Kryeministri Edi Rama paditi Ramush Haradinajn, në atë kohë ende kryeministër, në gjykatën e Kosovës për shpifje.
Rama u shpreh që në tetor të 2019, në emisionin Opinion se do ta padiste Haradinajn, për deklaratën se kryeministri Rama në bashkëpunim me Vuçiçin dhe Thaçin do të grabisnin 10 miliardë € gjatë ndarjes së Kosovës.