Rama drejt Brukselit, takim me Presidenten e KE Von den Leyen

Nga Exit News
Rama drejt Brukselit, takim me Presidenten e KE Von den Leyen

Kryeministri Rama është nisur sot drejt Brukselit për tu takuar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von den Leyen, për të diskutuar për Konferencën e Donatorëve. Ky lajm u bë i ditur nga vetë kryeministri nëpërmjet një postimi në Facebook.

Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj.”

Ai pohoi se nesër do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në cilësinë e kryetarit të OSBE.

Nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.”

Kryeministri Rama takoi dje Kancelaren gjermane Angela Merkel ku diskutuan për konferencën ë donatorëve. Gjatë javës së kaluar, Kryeministri Rama u takuan edhe me Kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, ku i bëri të ditur faturën financiare të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>