Rama e Basha shkëmbejnë replika në Twitter për marrëveshjen e detit

Nga Exit News
Rama e Basha shkëmbejnë replika në Twitter për marrëveshjen e detit

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kanë shkëmbyer replika mes njëri tjetrit në rrjete sociale për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Mbas akuzave të PD-së, për mungesë transparence për marrëveshjen e detit, kryeministri Rama shkroi në Twitter:

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”

Menjëherë pas këtij postimi, kryetari i PD-së, Basha i kërkoi Ramës të bëjë transparencë për marrëveshjen e detit.

“Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>