Rama e konsideron marrëzi dekorimin e heronjve të luftrave

Nga Exit News
Rama e konsideron marrëzi dekorimin e heronjve të luftrave

Kryeministri Edi Rama e konsideroi marrëzi dekorimin e heronjve të luftrave nga Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Twitter, Rama i kërkoi Metës të respektojë detyrën e tij e jo të shajë për interesa personalë.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>