Kryeministri Edi Rama vizitoi të hënën 36 autoambulanca të reja të Urgjencës Kombëtare . Gjatë fjalës së tij ai pohoi se rrënimi i kohës së qeverisë së mëparshme ka kaluar.
“Gjithë ajo lemeri dhe rrënimi i çerekshekulli tashmë është pas krahëve. Me gjithë këtë digjitalizim, mbetet vetëm për të mbajtur nivelin dhe për të vazhduar me intensitet. Në momentin kur të kalojë flama e covid-it, do të jetë situata më e qetë. Do jetë më e stabilizuar situata dhe do të rritet shpejtësia e shërbimit.”
Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se numri i ekipi i urgjencës kombëtare është dyfishuar.
“Ekipi i Urgjencës Kobëtare është dyfishuar, pasi sigurisht që me rritjen e numrit të autoambulancave, pra me flotën e re, kërkohet edhe një numër më i madh i stafit dhe tashmë është i dyshfishuar”
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj theksoi se autoambulancat e reja janë të pajisura me të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, duke siguruar shërbim si në spitale me ekipe të mirëtrajnuara.