Kryeministri e merr joseriozisht kërkesën për qeveri teknike

Kryeministri e merr joseriozisht kërkesën për qeveri teknike

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë, të martën paradite, mundësinë për zëvendësimine e qeverisë së tij me një qeveri teknike. Zoti Rama reagoi, me një postim në rrjetet sociale, ndaj kërkesës së Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për krijimin e një qeverie teknike si kusht i panegociueshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryeministri nuk komentoi direkt qëndrueshmërinë e koalicionit qeveritar PS-LSI, por zgjodhi të përgjigjet në mënyrë pasive dhe teorike:

“Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit.”

Pohimi i Zotit Rama nuk tingëlloi shumë bindës për faktin e thjeshtë se, pavarësisht mandatit fillestar, ndërrimi i kryeministrave apo i qeverive pa përfunduar mandati është praktikë normale kushtetuese dhe e zakonshme. në Shqipëri dhe në botë.

Por nga ana tjetër, Kryeministri është treguar i qartë dhe i drejtpërdrejtë në përpjekjen për të tallur dhe përçmuar kundërshtarin e tij politik:

 “Lulzimi… duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter! Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>