Kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Meta se ‘ka dalë nga shinat e funksionit të presidentit’ dhe se ‘është e turpshme’ ta kemi atë president.
Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së PS-së, Rama akuzoi Metën po përdor presidencën në shërbim të partisë së tij, LSI:
“Është e turpshme, për të gjithë ne që të kemi një indivd në zyrën e Presidentit që ka dalë nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozion të një force të degraduar si partia prej së cilës ai vjen dhe shkon.”
Rama e quajti fatkeqësi dhunën verbale që Meta po ushtron ndaj tij.
Ai shprehu habi se përse Meta ka nisur këtë fushatë sulmi dhe se nuk e di se ku do të përfundojë:
“Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar.”