Kryeministri Edi Rama gjatë forumit të dytë ekonomik të Tiranës për klimën e biznesit, situatën ekonomike dhe investimet, tha se dy prioritet e qeverisë ishin dixhitalizmi i shërbimeve të biznesit dhe lufta kundër krimit të organizuar:
“Brenda vitit 2020 shërbimet do të jepen me anë të internetit dhe nuk do ketë më nevojë të shkohet në vendet e huaja për të kërkuar licencat. Ne kemi arritur në përfundimin se të gjitha aplikimet duhet të përpunohen dhe të marrin përgjigje brenda afateve ligjore. Për çdo shkelje të këtyre afateve ligjore do të ketë një gjobë. Ata do të paguajnë nga xhepi për çdo vonesë të një dokumenti.”
Ai njoftoi se do t’i kërkojë çdo personi të dënuar të provojë se si e ka krijuar pasurinë:
“E dimë që një nga faktorët më problematikë në ekonomi është krimi organizuar dhe zhvatja, do të bisedojmë për një marrëveshje kundër krimit, duke i kërkuar çdo personi të dënuar deri tani të provojë që asetet që ka vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha do të merren.
Pra është një mesazh si biznesin e ligjshëm edhe të paligjshëm. Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume vështirësi, ka ardhur koha t’i shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund. E pesta, është bashkëpunimi rajonal.
Do të doja të zhvilloja një diskutim të mëtejshëm, për të fokusuar forumin ekonomik të Tiranës në përmirësimin e ekonomisë tonë të rajonit. Ne jemi tregje të vegjël nëse nuk jemi të ndërlidhur”
Kujtojmë se parlamenti miratoi në 2016 një ligj për pastrimin e politikës dhe administratës nga krimi, dhe vetëm nga PS u larguan 6 deputët. Ndërsa deri më sot, opozita ka gjetur 6 kryebashkiakë problematikë socialistë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, nga 61 bashki në total.