Rama fajëson policët e korruptuar për krimin në vend: Pikat kryesore

Nga Exit News
Rama fajëson policët e korruptuar për krimin në vend: Pikat kryesore

Kryeministri Edi Rama fajësoi policët e korruptuar për lejimin e ngjarjeve të fundit kriminale në vend. Rama i la 100 ditë kohë Ministrit Cuci dhe drejtorit të Policisë Ardi Veliu për të pastruar policinë nga të korruptuarit e rivendosur rendin.

Çështjet kryesore të përmendura nga Rama në takimin me drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të enjten, ishin:

1 — Do të ketë ndryshime në policinë e Shtetit:

“Do të ketë lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, [për] një reformim dhe transformim të mëtejshëm të Policisë së Shtetit”.

2 — Përmirësoni imazhin e Policisë:

“Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshm. Mbrojtjen e imazhit të policisë së shtetit duhet ta kenë dritë në sytë e tyre”.

3 — Të rritet vemendja për denoncimet e dhunës në familje:

“E papranueshme që në komisariate shpërfillen klithmat e grave që dhunohen. Shpërfillen totalisht dhe dhimbjet e patregueshme. Çdo komisariat duhet të ketë persona përgjegjës që të merret me dhunën në familje”.

4 — Të mos lejohen ndërtimet paleje në zonat turistike:

“Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfarë bën policia e shtetit në ato kuadrata që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër”.

5 – Policët që lejojnë funksionimin e lakaleve përtej orës policore duhet të ndëshkohen penalisht:

“Rasti i Sarandës ishte alarmant [plagosja në bar ‘Orange’]. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>